Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në fillim të muajit mars 2024, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup, realizoi fushatën për 8 Marsin me moton “Bëhu krenare që vozit në mënyrë të sigurt”. Fushata u realizua me qëllim të ndërgjegjësimit të grave-shofere për vozitjen e përgjegjshme dhe të sigurt, si dhe për inkurajimin e tyre për të qenë shembull i suksesit në familje, në vendin e punës dhe në komunikacionin rrugor. Fushata u realizua në Shkup, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Gostivar, Tetovë, Koçani, Manastir, Prilep, Dellçevë, Veles, Strumicë, Berovë, Resnjë, Kavadar, Ohër, Negotinë, etj. Grave-shofere u ishte ndarë materiali edukativo-parandalues dhe ishin përkujtuar mbi rregullat e komunikacionit, si dhe mbi rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor.
