Kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski, dhe anëtarët e Këshillit ishin pjesë e “Kongresit III Maqedonas të Rrugëve – 2025”, që u mbajt më 6 dhe 7 nëntor në hotelin DoubleTree by Hilton në Shkup. I organizuar nga Shoqata e Rrugëve e Republikës së Maqedonisë.

Ky Kongres profesional dhe ndërkombëtar është një vend ku takohen ekspertë të lartë nga vendi dhe jashtë vendit, institucione dhe kompani në fushën e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës, infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në komunikacion.
Në Kongres morën pjesë ekspertë nga vendi dhe nga shumë vende evropiane të cilët i ndanë përvojat e tyre pozitive në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, ndërsa kryetari dhe anëtarët e KRSKRR-së morën pjesë në të me dy punime shkencore.
Edicioni i këtij viti i Kongresit iu kushtua sfidave moderne në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe avancimin e rrjetit rrugor, si dhe teknologjive dhe politikave të reja për rritjen e sigurisë në rrugë.
Në kuadër të Kongresit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor mori pllakatë bronzi për kontributin e tij të veçantë në avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Kjo mirënjohje është konfirmim i punës, angazhimit dhe profesionalizmit të vazhdueshëm të Këshillit në drejtim të uljes së numrit të aksidenteve në komunikacion dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sjellje të sigurt në komunikacion.

Kryetari Angellovski tha se mirënjohja është motiv shtesë për KRSKRR-në që të vazhdojë të punojë me intensitet edhe më të madh në projektet dhe iniciativat që do të kontribuojnë në krijimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

KRSKRR-ja mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij – të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, ndërsa siguria të jetë prioritet për të gjithë pjesëmarrësit dhe faktorët në komunikacion.