Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, mr. Goran Angellovski, mori pjesë në “Konferencën e XIV Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Komunikacion në Komunitetet Lokale”, që u mbajt në Banja Llukë, Republika Sërpska, e organizuar nga Ministria e Komunikacionit dhe Lidhjeve dhe Agjencia e Sigurisë në Komunikacionin Rrugor e Republikës Sërpska.


Në konferencë, e cila mblodhi së bashku ekspertë, profesorë dhe profesionistë të shumtë në fushën e sigurisë në komunikacion, kryetari Angellovski u paraqit me prezantimin dhe fjalimin e tij, përmes të cilave i njoftoi të pranishmit me misionin, vizionin dhe aktivitetet e KRSKRR-së.

Во своето обраќање, тој ја нагласи важноста на превенцијата, едукацијата и меѓуинситуционалната соработка како клучни алатки за унапредување на безбедноста на патиштата.

Në fjalimin e tij, e theksoi rëndësinë e parandalimit, edukimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional si mjete kryesore për avancimin e sigurisë në rrugë.
Angellovski theksoi se bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare është bazë e rëndësishme për punën e suksesshme dhe efektive të Këshillit, dhe në periudhën e ardhme do të vazhdojë me aktivitetet që synojnë shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe projekteve të përbashkëta në këtë fushë të rëndësishme shoqërore.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor mori mirënjohje për punën e tij të suksesshme dhe kontributin në avancimin e sigurisë në komunikacion, që është motivimi shtesë për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi edhe më të madhe në misionin e tij.

