Nevoja për vende parkimi është gjithnjë më e theksuar për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në RMV, rritjes së numrit të banorëve në vendbanime dhe zakoneve moderne të njerëzve për përdorim më të shpeshtë të automjetit individual në vend të transportit publik ose formave të ndryshme të lëvizshmërisë së qëndrueshme (ecja, drejtimi i biçikletës, etj.).
Kur parkimi nuk është i rregulluar, mund të shkaktojë një sërë shqetësimesh për shoferët, si për shembull:
- stresi i shtuar tek shoferët,
- koha e zgjatur për të mbërritur në destinacionin e dëshiruar,
- rritja e shpenzimeve,
- prishja e hapësirës së dedikuar për këmbësorët,
- uzurpimi i sipërfaqeve të gjelbra,
- ndalimi dhe parkimi në vendet e dedikuara për personat me aftësi të kufizuara,
- shkelja e rregullativave ligjore,
- dënimet e mundshme për shoferët, etj.
Për të avancuar situatën e parkimit dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, KRSKRR-ja bën thirrje:
- parkoni automjetin në vendet e shënuara për të,
- mos përdorni telefon celular gjatë parkimit,
- vozitni ngadalë në zonën e parkimit dhe kushtojuni vëmendje automjeteve të tjera dhe këmbësorëve,
- kushtojuni vëmendje shenjave të komunikacionit që i referohen parkimit,
- mos parkoni në vendet e shënuara për parkimin e automjeteve për personat me aftësi të kufizuara,
- mos parkoni nëpër korsitë e shënuara të parkimit – respektoni hapësirën për çdo automjet, etj.
KRSKRR-ja bën thirrje: PARKONI ME NDËRGJEGJE DHE ME PËRGJEGJËSI për të avancuar sigurinë tuaj dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacionin rrugor.