Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, mr. Goran Angellovski, sot mori pjesë në orën e parë akademike tradicionale me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Fakultetin e Sigurisë – Shkup.

Fakulteti i Sigurisë në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” është vend ku krijohen profesionistët e rinj në fushën e sigurisë, duke pasur parasysh se një numër i madh i ekspertëve të sigurisë në komunikacion kanë marrë arsimimin e tyre pikërisht në këtë fakultet.
Studentët janë bartës të ardhshëm të zhvillimit, profesionistë të cilët, me njohuritë dhe përkushtimin e tyre, do të kontribuojnë në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, si dhe drejtori i ASN-së dhe drejtori i BSP-së, mr. Aleksandar Janev.

Bashkëpunimi midis Fakultetit të Sigurisë – Shkup dhe KRSKRR-së do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, si shembull i punës së përbashkët të suksesshme që kontribuon në zhvillimin e shkencës, edukimit dhe praktikës në fushën e sigurisë në komunikacion.