KRSKRR-ja dhe MPB-ja me fushatë të përbashkët për të zvogëluar numrin e personave të lënduar që vozitin trotinetë elektrikë. ⚠️
Përmes video-spotit edukativ, nxjerrim në pah detyrimet ligjore dhe rekomandimet për vozitjen e sigurt me e-trotinetë, ndajmë përvojën personale nga personi që ishte përfshirë në aksident komunikacioni si shofer i trotinetit elektrik, si dhe udhëzimi i mjekut traumatolog për pasojat serioze të lëndimeve që vijnë si rezultat i aksidenteve me mjete të tilla.
🎯 Qëllimi i fushatës është të rrisim ndërgjegjësimin, të inkurajojmë sjelljen e përgjegjshme dhe të kontribuojmë në pjesëmarrjen më të sigurt të trotinetëve elektrikë në komunikacion.