Në kuadër të fushatës verore të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor – “Në mënyrë të sigurt në verë – #VozitIÇlodhur”, në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri në Komunikacion të Republikës së Serbisë, sot në Vendkalimin Kufitar Tabanoc / Preshevë u mbajt aktiviteti parandalues dhe edukues për të rritur ndërgjegjësimin e komunikacionit tek shoferët rreth rolit të lodhjes gjatë vozitjes dhe kujdesit gjatë vozitjes së automjeteve në periudhën e verës.
Aksioni ishte realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri në Komunikacion të Serbisë, MPB-në e Republikës së Serbisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme (Qendrën Rajonale për Çështjet Kufitare Veri dhe Njësinë e Lëvizshme për Siguri në Komunikacionin Rrugor), kompaninë OKTA, Lidhjen Automoto të Maqedonisë (LAMM) dhe mbështetësin mediatik Radion e Maqedonisë – Radio Shkupin.
Në vendkalimin kufitar, shoferëve dhe pasagjerëve u janë shpërndarë fletëpalosje edukative, ujë dhe materiale të tjera promovuese me këshilla të dobishme për udhëtim të sigurt, me qëllim të inkurajimit të sjelljes së përgjegjshme pas timonit, me qëllim të sugjerimit të nevojës për pjesëmarrje të sigurt dhe të përgjegjshme në komunikacion gjatë periudhës së verës.
“Gjatë periudhës së verës, për shkak të temperaturave të larta, udhëtimeve të gjata dhe lodhjes, rreziku i aksidenteve në komunikacion rritet, prandaj, me këtë fushatë u bëjmë thirrje të gjithë shoferëve gjatë udhëtimeve të gjata të bëjnë pauza më shpesh, mos të vozisin kur janë të lodhur, të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit”, thanë organizatorët.
VOZIT I ÇLODHUR, RESPEKTOJI RREGULLAT QË SHPËTOJNË JETË!