Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) dhe Moto-Klubi “Vepar” nga Shkupi nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit, i cili rregullon aktivitetet e përbashkëta të ardhshme që synojnë avancimin e sigurisë në komunikacion, me theks të veçantë tek motoçiklistët si kategori e cenueshme e pjesëmarrësve.
Memorandumi parashikon mundësinë e realizimit të një sërë aktivitetesh, fushatash dhe ngjarjesh parandaluese dhe edukative në terren, qëllimi i të cilave është rritja e ndërgjegjësimit te motoçiklistët, por edhe te pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, për respektimin e rregullave dhe tolerancën e ndërsjellë.
Në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e pjesëmarrjes së sigurt të motoçiklistëve në komunikacion, si dhe nevoja për edukim të vazhdueshëm dhe informim të publikut rreth rreziqeve me të cilat përballet kjo kategori pjesëmarrësish. U theksua se rritja e vigjilencës, sjellja e përgjegjshme dhe respekti i ndërsjellë janë faktorë kryesorë në uljen e aksidenteve në komunikacion.
KRSKRR-ja dhe Moto-Klubi “Vepar” do të vazhdojnë me aktivitete të përbashkëta që do të kontribuojnë në krijimin e kulturës më të sigurt në komunikacion dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.