Me rastin e 24 majit, ditës së mësuesve mbarësllavë Shën Kirilit dhe Metodit, dhe fundjavës së zgjatur që vjen, pritet intensiteti i shtuar në komunikacion, veçanërisht në akset rrugore të hapura drejt destinacioneve turistike. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë vëmendje dhe përgjegjësi të shtuar në rrugë.
Me mesazhin “Vozit me përgjegjësi – Çdo jetë është e rëndësishme”, KRSKRR-ja kujton se respektimi i rregullave të komunikacionit është miku më i mirë i sigurisë në komunikacion.
Siguria nuk është përgjegjësi individuale, por përgjegjësi e përbashkët – çdo vendim i drejtë do të thotë një jetë njerëzore e shpëtuar.
Thirrja për pjesëmarrësit në komunikacion është e qartë:
– Respektoni rregullat e komunikacionit, kufizimin e shpejtësisë dhe sinjalizimin e vendosur të komunikacionit
– Mos vozitni automjet në ndikimin e alkoolit – alkooli dhe timoni nuk shkojnë kurrë së bashku
– Jini të duruar, tregoni kulturë dhe etikë komunikacioni në komunikacion
– Të gjithë pasagjerët në automjet detyrimisht duhet të mbajnë rripin e sigurimit
– Mos përdorni telefon celular dhe pajisje të tjera elektronike gjatë pjesëmarrjes në komunikacion
Çdo pjesëmarrës në komunikacion ka të drejtë për lëvizje të sigurt, por edhe detyrim për të kontribuar në të.
Le ta festojmë festën në mënyrë të sigurt, me vëmendje dhe respekt për të gjithë në komunikacion me një mendim të përbashkët – “Vozit me përgjegjësi – Çdo jetë është e rëndësishme”.
KRSKRR-ja Jua uron festën.