KRSKRR-ja, në kuadër të fushatës “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” në bashkëpunim me KKSKRR Kratovë, Departamentin e Punëve të Brendshme Kratovë dhe Komunën e Kratovës, realizoi shfaqje teatrale interaktive për fëmijë “Ndalo, shiko në vendkalimet e këmbësorëve” në Shtëpinë e Kulturës në Kratovë.

Përmes rrëfimit interesant dhe edukativ, fëmijët patën mundësinë të mësojnë për sjelljen e duhur në komunikacion dhe rëndësinë e sigurisë rrugore, si dhe për kuptimin e kujdesit dhe përgjegjësisë në rolin e këmbësorëve, çiklistëve dhe shoferëve të ardhshëm.
Në këtë ngjarje morën pjesë nxënësit e klasave të para të të gjitha shkollave fillore në Komunën e Kratovës dhe Kopshtit të Fëmijëve Carka Andreevska-Kratovë. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari dhe përfaqësuesit e KRSKRR-së, shefi dhe përfaqësuesit e DPB Kratovë dhe përfaqësuesit e Komunës së Kratovës.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të KRSKRR-së dhe Këshillave Komunalë për Siguri në Komunikacionin Rrugor që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në komunikacion tek fëmijët dhe të rinjtë, si një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.