Më 28 nëntor 2024, me fillim në orën 12:00, në ambientet e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, u mbajt Mbledhja e Parë Konstitutive e përbërjes së re të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me mandat nga 12 nëntor 2024 deri më 11 nëntor 2028 (në bazë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me numër 08-5426/1 nga 12 nëntor 2024, të botuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së, nr. 208, nga 13.11.2024).
Mbledhjen Konstitutive e udhëhoqi mr. Goran Angellovski, kryetar i KRSKRR-së, ndërsa në të u prezantuan Rregullorja e Punës, programi dhe planet për veprimin e ardhshëm të Këshillit, fushatat aktuale, etj.
Në fund të Mbledhjes, kryetari Angellovski theksoi se përpjekjet e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë në drejtim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, si prioriteti më i lartë shoqëror dhe shfrytëzimi i potencialit të përgjithshëm institucional dhe shoqëror për zvogëlimin e numrit të viktimave në aksidentet e komunikacionit në Maqedoni.