Sot (02.12.2024), kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Goran Angellovski realizoi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm të të dy institucioneve bazuar në qëllimin kryesor – përmirësimin e sigurisë në komunikacion.
U konfirmua se KRSKRR-ja dhe MPB-ja janë institucione që janë shembull pozitiv i marrëdhënies së përbashkët që jep rezultate reale, si rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.
Në takim u ra dakord edhe për fushatat e planifikuara, të cilat KRSKRR-ja i zbaton në vazhdimësi në bashkëpunim me ministrinë, veçanërisht me departamentet e parandalimit, duke i mbuluar të gjitha aspektet e pjesëmarrjes së sigurt në komunikacion, si përdorimi i domosdoshëm i rripit të sigurimit, vozitja e automjetit me shpejtësi të përshtatur, detyrimi për të mos përdorur telefonin celular gjatë vozitjes së automjetit, etj.