Më 19.11.2024, në Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bë pranim-dorëzimi i funksionit kryetar i KRSKRR-së.
Kryetarja e deritanishme, mr. Gordana Kozhuvarovska, e priti kryetarin e ri, mr. Goran Angellovski, duke e informuar për aktivitetet aktuale të Këshillit.
Kryetari i sapozgjedhur i KRSKRR-së është profesionist shumëvjeçar dhe njohës i shkëlqyer i komunikacionit dhe problematikës në këtë fushë. Kryetari Goran Angellovski është magjistër i shkencave të sigurisë, i cili karrierën profesionale e ka kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka ushtruar funksionin shef i komunikacionit, si dhe angazhime të tjera profesionale në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Më shumë rreth biografisë personale të kryetarit të KRSKRR-së🔗
Angazhimet e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin në drejtim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, si prioriteti më i lartë shoqëror dhe shfrytëzimi i potencialit të përgjithshëm institucional dhe shoqëror për zvogëlimin e numrit të viktimave në aksidentet e komunikacionit në Maqedoni.