Më 3 dhe 4 tetor 2024, mr. Gordana Kozhuvarovska, kryetare e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), mori pjesë në Simpoziumin XIV Ndërkombëtar me punimin profesional “Interdisiplinariteti i Logjistikës dhe Komunikacionit”.
Simpoziumi u mbajt në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, të organizuar nga IP Shkolla e Mesme e Trafikut dhe Komunikimeve nga Sarajeva.
Simpoziumi organizohet tradicionalisht një herë në vit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira, informacioneve dhe inovacioneve në sistemet arsimore të gjashtë vendeve të rajonit (Republika e Bosnjë e Hercegovinës, Republika e Sllovenisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kroacisë, Republika e Serbisë dhe Republika e Malit të Zi).
Sivjet qëllimet e Simpoziumit ishin: përcaktimi i aspekteve të përbashkëta të industrisë dhe arsimit, reformat arsimore në shkollat e mesëm dhe shkollat përkatëse të komunikacionit, shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e teknikave dhe teknologjive të reja në komunikacion dhe logjistikë, si dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sigurisë në komunikacion.