Sot, mr. Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së dhe mr. Toni Jakimovski, sekretar i KRSKRR-së, morën pjesë në orën e parë solemne akademike që u mbajt në Amfiteatrin e Fakultetit të Sigurisë – Shkup.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup, kanë bashkëpunim të gjatë dhe realizojnë më shumë fushata dhe aktivitete parandaluese dhe edukative për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor për të gjitha kategoritë e pjesëmarrësve në komunikacion.
KRSKRR-ja u uron studentëve të Fakultetit të Sigurisë – Shkup një vit të mbarë dhe të suksesshëm akademik 2024/2025.