Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor nënshkroi Memorandum të Bashkëpunimit me kompaninë OKTA SHA – Shkup me qëllim të aktiviteteve të përbashkëta për ngritjen e ndërgjegjësimit për siguri më të madhe në komunikacionin rrugor.
Theks i veçantë do t’i kushtohet realizimit të aktiviteteve me interes shoqëror, organizimit të fushatave, punëtorive, aktiviteteve parandaluese-edukative dhe promovuese, konferencave dhe aktiviteteve të tjera për avancimin e sigurisë në komunikacion.