Зошто да користам велосипед? – Pse të përdor biçikletën?
Biçikleta si mjet transporti alternativ po e pasuron gjithnjë e më shumë jetën tonë të përditshme. Një praktikë dhe zakon i tillë meriton respekt dhe vëmendje dhe është shembull pozitiv i dashurisë për qytetin e vet dhe mjedisin e shëndetshëm jetësor. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor është mbështetës aktiv i formave alternative të lëvizjes dhe në këtë drejtim KRSKRR-ja me këshilla se pse është mirë të ngasësh biçikletë:
• Biçikleta është forma më e qëndrueshme e transportit dhe lëvizjes nga pikëpamja ekonomike, ekologjike dhe energjetike.
• Çiklizmi është në harmoni me natyrën, kontribuon për një mjedis të shëndetshëm jetësor, zvogëlimin e ndotjes, zvogëlimin e rrëmujës dhe zvogëlimin e zhurmës.
• Ardhja në vendin e dëshiruar me biçikletë është më e shpejtë dhe më pak stresuese. Kërkimet tregojnë se në distancë deri në 5 km, në mjedis urban, biçikleta është mjeti dominues i transportit për sa i përket mbërritjes më të shpejtë dhe më të sigurt dhe parkimit më të lehtë. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se në rrëmujat e komunikacionit, transporti i biçikletave është më i shpejtë nga 8 deri në 12 kilometra në orë sesa me automjet. Mesatarisht, do të kaloni më shumë se gjysmë ore me automjet të bllokuar në rrëmujën e komunikacionit (rreth 7 km / orë), krahasuar me mesataren prej 15 deri në 20 km / orë nëse jeni me biçikletë.
Përfitimet për shëndetin e njerëzve nga kjo shprehi e shëndetshme jetësore janë të shumta dhe të paçmueshme. Çiklizmi djeg 600 kalori në orë. Efikasiteti i trupit në djegien e kalorive dhe yndyrave rritet gjatë ngasjes së biçikletës, por edhe disa orë pas. Çiklizmi disa herë në javë e zvogëlon tensionin e gjakut dhe stresin, dhe në të njëjtën kohë jua rrit energjinë. Nëse ngisni biçikletë rregullisht, trupi juaj do të jetë 10 vjet më i ri.
• Çiklizmi zhvillon një “varësi” pozitive dhe na çliron nga stresi.
• Përdorimi i biçikletës si mjet transporti kursen shumë para për karburantin e shtrenjtë. Gjithashtu, blerja e biçikletës është një mundësi shumë më e lirë sesa blerja e një automjeti.
• Çiklizmi ndërton miqësi dhe e përmirëson komunikimin me njerëzit dhe mjedisin.
• Çiklizmi mbron planetin dhe pyjet. Një automjet mund të zërë aq hapësirë sa 20 biçikleta. Vetëm 5% e energjisë dhe materialeve të nevojshme për të bërë një automjet janë të mjaftueshme për të bërë një biçikletë.
• Parkimi për biçikleta është gjithmonë në dispozicion dhe falas.
KRSKRR-ja me thirrje: “Jeto shëndetshëm, mbroje natyrën, mbroje mjedisin jetësor, zvogëloje rrëmujën në komunikacion… Ngas biçikletë!