Gjatë periudhës së verës, për shkak të intensitetit të shtuar të komunikacionit gjatë sezonit turistik dhe kulmit të pushimeve vjetore – në temperatura të larta ditore, krijohen kushtet për përkeqësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, veçanërisht kur nuk respektohen rregullat e komunikacionit. Të dhënat tregojnë se pikërisht në muajt e verës numri i personave të vdekur dhe të lënduar në aksidentet e komunikacionit rritet krahasuar me pjesën tjetër të vitit. Në vitet e kaluara, të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën e verës, rreth 15 persona në muaj e humbën jetën në aksidentet e komunikacionit në rrugët në të gjithë vendin.
Fushata filloi në qershor me aktivitetet në terren në VK Bogorodicë, pastaj në VK Mexhitlia, ndërsa gjatë ditës së djeshme #KRSKRRnëTerren në VK Tabanoc në Korridorin 10, ku së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, drejtorin e BSP-së, Aleksandar Janev, dekanin e Fakultetit të Sigurisë në Shkup, prof. dr. Jonçe Ivanovski, sekretarin e LAMM-së, si dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Kumanovës dhe përfaqësuesit e OKTA-së – ishte bërë thirrja për shoferët të kenë vëmendje të shtuar gjatë vozitjes së automjeteve gjatë periudhës së verës. Fushata vazhdon me aktivitete të intensifikuara përgjatë korridoreve 8 dhe 10, si dhe akseve të tjera kryesore rrugore përgjatë të cilave transitojnë shoferët gjatë periudhës së verës.

Situata tregon nevojën për të organizuar aktivitete parandaluese dhe edukative, me qëllim të rritjes së disiplinës dhe ndërgjegjësimit mbi komunikacionin te pjesëmarrësit në komunikacion. Prandaj, edhe këtë vit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fakultetin e Sigurisë – Shkup dhe partnerët e mbështetësit e tjerë (Kryqi i Kuq, LAMM, OKTA dhe Radio e Maqedonisë) e realizojnë “Fushatën Verore 2025”, me moton “Në mënyrë të sigurt në verë – #VozitIÇlodhur”.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për sigurinë në komunikacion përmes: 
• Respektimit të rregullave të komunikacionit
• Edukimit të shoferëve për pasojat e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit
• Theksimit të pasojave të vozitjes së automjetit në ndikimin e lodhjes, alkoolit dhe mosrespektimit të shpejtësisë së përcaktuar
• Inkurajimit të kontrolleve të rregullta të rregullshmërisë teknike të automjeteve
• Promovimit të kulturës dhe etikës në komunikacion përmes sjelljes tolerante dhe të përgjegjshme gjatë vozitjes së automjetit
Në aktivitetet në mënyrë aktive janë përfshirë Ministria e Punëve të Brendshme, Fakulteti i Sigurisë – Shkup, Këshillat Komunalë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Kryqi i Kuq, OKTA, Radio e Maqedonisë, LAMM, auto-shkollat, qendrat e provimeve, stacionet e kontrollit teknik dhe institucionet e organizatat e tjera. Ndërsa bartësi kryesor i fushatës është KRSKRR-ja.

Mesazhet dhe rekomandimet kryesore për shoferët
Lodhja dhe përqendrimi i zvogëluar janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion në verë.
👉 Nisuni në rrugë të pushuar.
👉 Bëni pauzë çdo dy orë, të paktën nga 15 minuta.
👉 Shmangni vozitjen e automjetit natën dhe në temperatura të larta gjatë ditës.
👉 Rrëmuja nuk duhet të jenë arsye për sjellje agresive pas timonit.
👉 Vozitja agresive, tejkalimi jo në rregull dhe mosdurimi janë recetë për aksidentet në komunikacion.
👉 Vozitni me qetësi dhe me respekt për të tjerët – kultura e komunikacionit shpëton jetë.
Fëmijët janë përgjegjësia juaj.
👉 Gjithmonë i lidhni ata në ndenjësen e përshtatshme të fëmijëve, madje edhe në relacione të shkurtra.
👉 Shembulli juaj do të bëhet shprehia e tyre.
Mos e nënvlerësoni lodhjen – është më e fortë se ju.
👉 Ndaloni, konsumoni ujë dhe pije joalkoolike, pushoni.
👉 Vozitja e sigurt nuk është zgjidhje, është parakusht për të arritur në destinacionin e dëshiruar në mënyrë të sigurt.
Vera nuk përjashton sigurinë!
👉 Mos e përjashtoni sigurinë dhe mos lejoni që udhëtimi të shndërrohet në tragjedinë e dikujt.
👉 Siguria është detyrim i përditshëm – në çdo periudhë të vitit.
Planifikoni paraprakisht.
👉 Planifikoni udhëtimin tuaj sipas momentit kur jeni më të pushuar, jo sipas rrëmujës në komunikacion.
👉 Përgatiteni automjetin tuaj dhe ndiqni rekomandimet e institucioneve shëndetësore kompetente, si dhe kushtet e motit.
Ji përgjegjës – dikush të pret në shtëpi.
👉 Pjesëmarrja e disiplinuar dhe e përgjegjshme në komunikacion është garancia më e mirë për kthim të sigurt në shtëpi.
👉 Vera është koha për pushim, por edhe koha për vëmendje të shtuar në komunikacion.
“Vozit i çlodhur” – nuk është vetëm slogan, por edhe thirrje për përgjegjësi!
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
				 
				
 
				