Në kuadër të programit për zbatimin e Programit Zhvillimor të UNDP-së 2024-2044 për ndjekjen e treguesve, kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski, dhe anëtarët e Këshillit ishin pjesë e punëtorisë për konsultimin e palëve të interesuara mbi Draft-Metodologjisë për treguesit e sigurisë në komunikacion, që u mbajt më 11 dhjetor në Hotelin Aleksandar Pallas në Shkup, i organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Sekretariatit të Përgjithshëm, në partneritet dhe në patronazhin e UNDP-së.
Punëtoria ishte platformë profesionale ku morën pjesë përfaqësuesit e KRSKRR-së, MPB-së, institucioneve të ngarkuara për sigurinë në komunikacion, sektorit joqeveritar, si dhe profesorët universitarë dhe ekspertët në fushën e komunikacionit.
Ekspertët e sigurisë në komunikacion e prezantuan Draft-Metodologjisë për treguesit e sigurisë në komunikacion, duke ndarë metodat për ndjekjen e treguesve, të tillë si shpejtësia, përdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi i ndenjëses së fëmijëve, vozitja në ndikimin e alkoolit dhe drogës, shpërqendrimi, automjetet, infrastruktura rrugore dhe kujdesi pas aksidentit në komunikacion.
Kjo pjesëmarrje është konfirmim i punës, angazhimit dhe profesionalizmit të vazhdueshëm të Këshillit në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme në komunikacionin rrugor.

Kryetari Angellovski theksoi se ngjarjet e tilla janë motivim i fortë për KRSKRR-në, i cili është partner në këtë program, që të vazhdojë të punojë me intensitet edhe më të madh në projektet që do të kontribuojnë në krijimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë qytetarët.

KRSKRR-ja mbetet e përkushtuar ndaj misionit të vet – të kontribuojë për komunikacion më të sigurt dhe ta vendosë sigurinë si përparësi kryesore për të gjithë pjesëmarrësit dhe faktorët në komunikacion.