Me rastin e festës së 8 Dhjetorit – Ditës së Shën Klimentit të Ohrit, dhe duke pasur parasysh se na pret një fundjavë e zgjatur dhe pritet intensiteti i shtuar në komunikacionin rrugor, veçanërisht në rrugët që të çojnë në destinacionet turistike. Prandaj, bëjmë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion.
Për të mbërritur në mënyrë të sigurt në destinacionin e dëshiruar, KRSKRR-ja u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në përputhje me gjendjen dhe kushtet e rrugës, të përdorin rripin e sigurimit, të mos konsumojnë alkool nëse planifikojnë të vozitin, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjetit dhe ta përgatisin atë për udhëtim në kushtet e dimrit, t’i posedojnë pajisjet dimërore të përcaktuara me ligj dhe të informohen në kohë për gjendjen e rrugëve.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor na kujton se festat janë kohë për krijimin e kujtimeve dhe përjetimeve, takimeve familjare dhe shoqërimit, dhe jo kohë për vendime të nxituara që mund të përfundojnë fatalisht.
Qëllimi ynë i përbashkët është që çdo qytetar të mbërrijë në mënyrë të sigurt në destinacionin e dëshiruar.
Vozitni me kujdes – çdo jetë është e rëndësishme!