Fatkeqësitë në komunikacion janë problem serioz shoqëror i të gjitha shoqërive moderne, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dinamika e jetesës dhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve dhe numrit të automjeteve kontribuojnë në rritjen e numrit të personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësi komunikacioni në nivel botëror.
Sipas statistikës së OBSH-së, çdo vit në botë rreth 1.3 milion persona humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni, ndërsa rreth 50 milion janë të lënduar në fatkeqësi komunikacioni.
Gjendjet me sigurinë në komunikacionin rrugor në RMV për periudhën 2010-2020
(Viti 2013 – Më së shumti viktima në rrugë, ndërsa viti 2020 më pak)
Në pajtim me të theksuarën më lartë, mund të konkludohet se siguria në komunikacionin rrugor në Maqedoninë e Veriut shënon trend të përmirësimit.
Nëse marrim parasysh faktin se në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2020 numri i automjeteve në vend është dyfishuar nga 250,000 automjete të regjistruara, numri i automjeteve u rrit në rreth 550,000 automjete të regjistruara, ndërsa numri i personave të vdekur në fatkeqësi komunikacioni në vitin 2002 ishte 176, ndërsa në vitin 2020 – 125 persona të vdekur, atëherë mund të konkludohet se siguria në komunikacionin rrugor është duke u përmirësuar, por akoma niveli i dëshiruar i sigurisë në komunikacionin rrugor nuk është arritur.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, 125 persona humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni. Nëse fillojmë nga supozimi se Maqedonia e Veriut ka 2,000,000 banorë, kjo do të thotë se RMV-ja në vitin 2020, ka 6,25 persona të vdekur në fatkeqësi komunikacioni për 100,000 banorë.
Mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është 5 persona të vdekur për 100,000 banorë. Është e rëndësishme të theksohet se, me përjashtim të vendeve skandinave të cilat kanë nga 3 persona të vdekur për 100,000 banorë, shumë vende anëtare të BE-së kanë të njëjtin nivel ose nivelin e ngjashëm të sigurisë në komunikacionin rrugor si Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa disa madje janë edhe më të pasigurta.
Nëse marrim si tregues numrin e personave të vdekur në fatkeqësi komunikacioni për 100,000 banorë, me përjashtim të Sllovenisë, e cila tregon nivel më të lartë të sigurisë në komunikacionin rrugor, Republika e Maqedonisë së Veriut tregon nivel më të lartë të sigurisë në komunikacionin rrugor lidhur me të gjitha vendet e tjera në rajon.
Statistika për vitin 2020 tregon se në vitin 2020, 125 persona humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni, nga të cilët 57 në vendbanim dhe 68 jashtë vendbanimit. Nga personat e vdekur, 20 ishin këmbësorë, 18 ishin motoçiklistë, 5 ishin çiklistë, 6 ishin shoferë traktori, etj. Sipas moshës së personave të vdekur, shumica – 41 persona ishin të moshës 41-54 vjeç, 3 persona të moshës deri në 14 vjeç dhe 7 persona të moshës 15 deri në 19 vjeç, etj.
Sipas muajve, numri më i lartë i personave të vdekur ishte në gusht – 19 dhe korrik – 17, ndërsa më i ulët në mars, 5 persona të vdekur në fatkeqësi komunikacioni. E diela me 28 dhe e shtuna me 21 viktima janë ditët më të pasigurta, ndërsa e marta me 13 viktima është dita më e sigurt. Më kritike në vitin 2020 u tregua periudha prej orës 13:00 deri në orën 14:00, me 12 persona të vdekur në fatkeqësi komunikacioni.
Çdo jetë njerëzore e humbur në fatkeqësi komunikacioni është humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë, kështu që KRSKRR-ja me thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion: Shijoni bukuritë e jetës dhe mos lini veten të bëheni pjesë e statistikës së zezë. Ju, përkatësisht jeta Juaj, nuk jeni numër i zakonshëm. Jini të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion dhe jini shembull pozitiv për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion!
#NGASMEPËRGJEGJËSI!