Aktivitetet në terren si pjesë e përpjekjeve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me Departamentin e Parandalimit pranë SPB Shkup, vazhdojnë edhe në gusht – si pjesë e fushatave të vazhdueshme “Në mënyrë të sigurt në motor – #MbajKaskë”, “Në mënyrë të sigurt në biçikletë #KthehuNëMënyrëTëSigurt” dhe “Në mënyrë të sigurt në trotinet”. Qëllimi i aktiviteteve është të rrisin ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojnë numrin e personave të lënduar që vozisin motoçikletë, biçikletë ose trotinet elektrik.

Aktivitetet u realizuan në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup, në segmentin rrugor në Karposh 3 midis Poliklinikës Bukuresht dhe shëtitores në Q.T. Leptokaria, si një nga rrugët më të frekuentuara të komunikacionit me biçikleta, e-trotinetë dhe motor në qytet.
Gjatë fushatës, u shpërndanë materiale edukative, u zhvilluan biseda me shoferët dhe u dhanë këshilla praktike për pjesëmarrje të duhur dhe të drejtë në komunikacion, së bashku me Departamentin e Parandalimit theksuam rrezikun e lëndimeve që ndodhin nga vozitja e pakujdesshme e këtyre mjeteve, si dhe përgjegjësinë e secilit individ në respektimin e rregullativës ligjore dhe mbajtjen e pajisjeve të detyrueshme mbrojtëse.

Përmes këtyre fushatave gjithëpërfshirëse parandaluese, KRSKRR-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme dërgojnë mesazh të qartë: siguria e pjesëmarrësve më të cenueshëm në komunikacion është prioritet. Thirrja për pjesëmarrësit në komunikacion është të jenë të kujdesshëm, të mbajnë pajisje mbrojtëse, të vozisin me kujdes dhe me përgjegjësi, dhe të jenë shembull në komunikacion duke i respektuar rregullat.
KRSKRR-ja sugjeron: Së bashku të gjithë mund t’i bëjmë rrugët më të sigurta!