Sot (22.07.2024), ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, realizoi takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska.
Në takim u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet të dy institucioneve, bazuar në qëllimin primar – përmirësimi i sigurisë në komunikacion.
Ministri Toshkovski tha se MPB-ja dhe KRSKRR-ja janë shembull pozitiv i dy institucioneve, partneriteti i të cilave krijon rezultate pozitive, siç është rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.
I shqyrtuam mundësitë në të cilat KRSKRR-ja është e detyruar me ligj të japë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të tij në mbështetje të rritjes së kapaciteteve të MPB-së për avancimin e sigurisë në komunikacion dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj.
I saktësuam edhe fushatat e planifikuara që KRSKRR-ja i kryen vazhdimisht në bashkëpunim me ministrinë, veçanërisht me departamentet e parandalimit, duke i mbuluar të gjitha aspektet e pjesëmarrjes së sigurt në komunikacion, si përdorimi i domosdoshëm i rripit të sigurimit, vozitja me shpejtësinë e përshtatur, detyrimi që mos të përdoret telefoni celular gjatë vozitjes së automjetit, etj.
Për momentin është aktive fushata e përbashkët “Vozit i çlodhur”, e cila sidomos në verë, i edukon shoferët e automjeteve që shkojnë në pushime apo kalojnë nëpër vendin tonë se vozitja në destinacione të gjata duhet të shoqërohet me një pushim të domosdoshëm prej 10-15 minuta në çdo tri orë, me qëllim të arritjes së sigurt në destinacionin e dëshiruar.
Për këtë fushatë, KRSKRR-ja ka bashkëpunuar edhe me Agjencinë për Siguri në Komunikacion të Serbisë dhe janë planifikuar aktivitete konkrete në të cilat është përfshirë edhe ministria – theksoi ministri Toshkovski.