Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor nënshkroi Memorandum të Bashkëpunimit me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të mbështetjes së ndërsjellë të aktiviteteve të përbashkëta me karakter humanitar dhe kujdesit për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor.
Marrëveshja u nënshkrua nga Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së dhe Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Theks i veçantë do t’i kushtohet promovimit të masave për jetesë të shëndetshme dhe të sigurt dhe pjesëmarrjes në komunikacion, nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta të ndihmës së parë për shkak të implikimeve pozitive që ajo i ka në jetën e përditshme, në parandalimin e sëmundjeve dhe, mbi të gjitha, në promovimin e sjelljes së shëndetshme dhe të sigurt të anëtarëve të komunitetit në komunikacionin rrugor.
Në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit morën pjesë Toni Jakimovski, sekretar i KRSKRR-së, si dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.