Nga 1 korrik deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të vendit do të vendoset regjimi i përkohshëm veror i qarkullimit, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda ngarkuese me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.
Terminet janë si në vijim:
- e premte prej orës 17:00 deri në orën 22:00,
- e shtunë prej orës 09:00 deri në orën 18:00 dhe
- e diel prej orës 09:00 deri në orën 22:00.
Në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor: Shkup – Ohër – Shkup, është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda ngarkuese me peshë totale mbi 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet si në vijim:
- e premte prej orës 15:00 deri në orën 22:00,
- e shtunë prej orës 07:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 18:00 deri në orën 24:00 dhe
- e diel prej orës 07:00 deri në orën 22:00.