Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Kavadarit, MPB-në, Departamentin e Parandalimit në SPB Veles dhe nëpunësit e policisë nga DPB Kavadar, më 7 shtator (e diel) me karvanin e tij për siguri në komunikacion ishte në Kavadar në ditën e dytë të ngjarjes “Vjelje rrushi në Tikvesh 2025”. Stenda informative edukative ishte në ekspozitën e makinave të vjetra dhe ngjalli interes të madh tek vizitorët e shumtë.
 
						 
						 
						 
						Në stendën e KRSKRR-së u promovuan materiale edukative, fletushka dhe rekomandime për rritjen e ndërgjegjësimit për komunikacionin tek shoferët, këmbësorët dhe pjesëmarrësit e rinj në komunikacion. Interes të veçantë treguan vizitorët e rinj, për të cilët u shpërndanë materiale edukative mbi rregullat e komunikacionit të përshtatura për moshën e tyre, me qëllim të edukimit të tyre për sjellje korrekte dhe të sigurt në komunikacion.
Përmes demonstrimit praktik me mjetin edukativ “syze të dehura”, qytetarët patën mundësinë të përjetojnë drejtpërdrejt se si duket kur janë në ndikimin e alkoolit dhe t’i shohin pasojat e sjelljes së tillë të rrezikshme. Ky aktivitet hasi në interes të madh tek vizitorët dhe e theksoi mesazhin e pjesëmarrjes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme në komunikacion.
Në kuadër të ngjarjes mbulohen fushatat aktuale të KRSKRR-së: “Vendos rripin e sigurimit”, “Mos pi kur vozit”, “Mos përdor telefon celular gjatë vozitjes së automjetit”, “Parko me ndërgjegje – Parko me përgjegjësi”, “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithë neve”, “Në mënyrë të sigurt në motoçikletë”, “Në mënyrë të sigurt në e-trotinet” dhe “Në mënyrë të sigurt në biçikletë – Kthehu në mënyrë të sigurt” që synojnë çiklistët.
KRSKRR-ja vazhdon aktivitetet e veta që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe kulturës së komunikacionit përmes parandalimit të aksidenteve në komunikacion, me qëllim të krijimit të rrugëve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
				 
				
 
				