Festa e 8 Marsit na kujton rolin e rëndësishëm të grave në shoqërinë tonë. Në këtë festë kushtuar gjinisë së butë, bëhuni të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës të sigurt në komunikacion, sepse secila grua meriton të jetë e sigurt në rrugë.
Gratë kanë forcë, guxim, njohuri dhe aftësi në komunikacion, por edhe ato janë të ekspozuara në mënyrë të barabartë ndaj rreziqeve të shumta si edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Për fat të mirë, ato dinë të mbrohen, pavarësisht nëse janë shofere, pasagjere apo në çfarëdo mënyre janë pjesëmarrëse në komunikacion.
Kur statistikat tregojnë se gratë janë pjesëmarrëse më të kujdesshme dhe më të përgjegjshme në komunikacion, le të demonstrojmë dhe të ndërtojmë këtë në vepër. Edhe sot edhe çdo ditë tjetër!
Në këtë drejtim, si pjesë e fushatës së KRSKRR-së, këtë vit janë përfshirë edhe personalitete të shumta publike nga gjinia e butë, me qëllim që bashkërisht të përcjellim mesazhin për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor!
GËZUAR 8 MARSIN!