Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor fillon fushatën që synon avancimin e sigurisë në komunikacion të motoçiklistëve, e cila do të zbatohet në bashkëpunim me MPB-në, Fakultetin e Sigurisë – Shkup dhe Federatën e Motoçiklistëve.
Në kushtet e rritjes së lëvizshmërisë dhe pranisë në rritje të motoçikletave në komunikacion, motoçiklistët mbeten një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet, të inkurajojë sjelljen e përgjegjshme në komunikacion dhe të forcojë kulturën e respektit të ndërsjellë midis të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Me moton VozitMePërgjegjësi – Çdo jetë është e rëndësishme, dërgojmë një mesazh të qartë: siguria nuk është zgjedhje, por detyrim i çdo pjesëmarrësi në komunikacion.
Vozitja e motoçikletës kërkon nivel të lartë të përqendrimit, disiplinës dhe respektit për rregullat e komunikacionit, por në të njëjtën kohë kërkon vigjilencë të shtuar nga ana e shoferëve të tjerë. Motoçiklistët janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut në rritje të aksidenteve në komunikacion, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Përmes kësaj iniciative, u bëjmë thirrje:
• motoçiklistëve – të përdorin gjithmonë pajisje mbrojtëse, të vozitin me përgjegjësi dhe në përputhje me rregullat e komunikacionit;
• shoferëve të mjeteve motorike – të rrisin kujdesin, veçanërisht kur ndërrojnë korsi, hyjnë në komunikacion dhe kur kthejnë;
• institucioneve – të vazhdojnë të forcojnë mekanizmat parandalues dhe të kontrollit.
Përmes kontributit të përbashkët përmes respektimit të rregullave të komunikacionit, edukimit të vazhdueshëm, mund të ndërtojmë rrugë më të sigurta për të gjithë.
Siguria e motoçiklistëve është përgjegjësi e përbashkët – le t’i respektojmë ata si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion.
Mos harro – VozitMePërgjegjësi – Çdo jetë është e rëndësishme!