Fushata “Në mënyrë të sigurt në motoçikletë”, e cila synon të rrisë sigurinë e motoçiklistëve këtë vit zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Moto-Klubin “Vepar” nga Shkupi, dhe do të zbatohet përmes aktiviteteve parandaluese dhe edukative që do të zhvillohen në disa qytete të Maqedonisë.

Fushata filloi në Shkup, me aktivitetin e parë të zbatuar në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup, me stendë parandaluese dhe edukative të organizuar nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), Departamenti i Parandalimit i SPB Shkup pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe anëtarët e Moto-Klubit “Vepar”.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte të rriste ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbajtjes së kaskës mbrojtëse nga shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës, pjesëmarrjen e përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion si një nga pjesëmarrësit më aktivë në komunikacion gjatë ditëve të ngrohta të vitit.

Qytetarët patën mundësinë të njoftohen me motoçikletat e anëtarëve të klubit, të bisedojnë me motoçiklistët me përvojë dhe nëpunësit policorë rreth rregullave të komunikacionit, si dhe të marrin materiale edukative me këshilla praktike për pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion. Përveç kësaj, u shpërndanë edhe fletushka me mesazhe edukative, me qëllim të nxitjes së përgjegjësisë dhe kujdesit më të madh tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Përfaqësuesit e KRSKRR-së dhe MPB-së u bënë thirrje të gjithë qytetarëve se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët, duke e theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave, përdorimit të pajisjeve mbrojtëse dhe sjelljes së përgjegjshme.
Aktiviteti parandalues dhe edukues u pranua pozitivisht nga qytetarët, dhe në periudhën e ardhshme janë planifikuar aktivitete të ngjashme edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të sigurt në komunikacion për të gjithë.
Përkujtuam se “Çdo jetë është e rëndësishme” me thirrje për të vozitur me përgjegjësi.