KRSKRR-ja në terren sot në Strumicë në Shtëpinë e Pensionistëve “Bingo”, ku u realizua aktiviteti parandalues dhe edukativ dhe ligjërata edukative në kuadër të “Javës së Këmbësorëve” që po zbatohet nga 1 deri më 7 prill, si pjesë e fushatës nacionale “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësia e të gjithë neve”, e organizuar nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Ligjërata edukative u organizua në bashkëpunim me Departamentin e Parandalimit në SPB Strumicë dhe Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor Strumicë, me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve nga institucionet dhe qytetarët. Me fokus në popullatën e moshuar si një nga grupet më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Strumicës, Petar Jankov, si dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, që e theksuan rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe veprimit të përbashkët për të rritur sigurinë e këmbësorëve në komunikacion.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e ndërgjegjësimit publik dhe avancimi i kulturës së komunikacionit, me fokus të veçantë tek këmbësorët si një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe kontributi i drejtpërdrejtë në uljen e numrit të këmbësorëve të lënduar në aksidentet e komunikacionit.
Fushata “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësia e të gjithë neve” vazhdon edhe në periudhën në vijim me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, që synojnë krijimin e mjedisit më të sigurt të komunikacionit për të gjithë me moton “Çdo jetë është e rëndësishme”.