КRSKRR-ja në kuadër të fushatës “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” në bashkëpunim me Departamentin e Parandalimit pranë SPB Strumicë dhe Komunën e Strumicës, në Qendrën e Kulturës “Anton Panov”, realizoi shfaqje teatrale interaktive për fëmijë “Ndalo, shiko në vendkalimet e këmbësorëve”.
Me shfaqjen teatrale në mënyrë argëtuese dhe edukative, fëmijët patën mundësinë të mësojnë rreth rregullave themelore për sjellje të sigurt në komunikacion, rrugës së sigurt për në shkollë dhe nga shkolla, si dhe rëndësisë së kujdesit dhe përgjegjësisë në rolin e këmbësorëve, çiklistëve dhe shoferëve të ardhshëm.
Në ngjarje morën pjesë nxënësit e klasave të para të të gjitha shkollave fillore në Komunën e Strumicës.
Në ngjarje morën pjesë kryetari dhe përfaqësuesit e KRSKRR-së, shefi dhe përfaqësuesit e SPB Strumicë dhe kryetari i komunës dhe përfaqësuesit e Komunës së Strumicës.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të KRSKRR-së që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në komunikacion tek fëmijët dhe të rinjtë, si një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.