Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor fillon zbatimin e fushatës kushtuar avancimit të kulturës së komunikacionit dhe rolit të parkimit të duhur në ndërtimin e komunikacionit më të sigurt rrugor.
Hapësira publike është vlerë dhe përgjegjësi e përbashkët. Parkimi i parregullt, parkimi në ose afër vendkalimeve të këmbësorëve, shtigjeve të biçikletave, trotuareve dhe akseseve për personat me aftësi të kufizuara nuk është vetëm kundërvajtje – është edhe rrezikim i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe të drejtën e pjesëmarrësve të tjerë për të marrë pjesë në mënyrë të sigurt në komunikacion.
Automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt, automjetet që i shkelin ndalimet e ndalimit dhe parkimit:
– E prishin rrjedhën e komunikacionit dhe e zvogëlojnë dukshmërinë;
– Paraqesin rrezik sigurie, veçanërisht për këmbësorët dhe fëmijët;
– Ndikojnë në cilësinë e jetës së përditshme në zonat urbane.
Veprimet tona individuale në komunikacion ndikojnë në një grup më të madh njerëzish, prandaj pikërisht përmes kësaj fushate u bëjmë thirrje të gjithë pronarëve dhe shoferëve:
✔ Parkoni me ndërgjegje dhe në përputhje me rregullat.
✔ Respektoni zonat dhe akseset e shënuara për kategoritë e cenueshme.
✔ Veproni me automjetet e vjetruara me përgjegjësi dhe siguroni largimin e tyre në kohë.
Parkimi i rregullt nuk është vetëm formalitet – është tregues i vetëdijes, kulturës, disiplinës dhe respektit për komunitetin.
Komunikacioni i sigurt nuk i referohet vetëm lëvizjes, por edhe parkimit të automjeteve.
Le të ndërtojmë një mjedis në të cilin rendi, përgjegjësia dhe siguria në komunikacion janë angazhim dhe sukses i përbashkët.
Parko me ndërgjegje – Vepro me përgjegjësi