Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Federata e Hendbollit të Grave e Maqedonisë po dërgojnë një mesazh të fortë dhe të qartë me një fushatë të përbashkët: siguria në komunikacion është çështja e dinjitetit, e barazisë dhe e së drejtës për siguri për çdo grua.
Kjo ditë nuk është vetëm simboli i një lufte historike për të drejtat dhe mundësitë e barabarta. Është një përkujtues se shoqëria përparon kur krijon kushte në të cilat gratë ndihen të sigurta, të respektuara dhe të barabarta – në punë, në familje dhe në rrugë.
Gratë janë shofere dhe pjesëmarrëse aktive në komunikacion dhe nxitëse të ndryshimeve pozitive. Statistikat dhe praktika konfirmojnë se gratë shpesh janë shembull i shkallës më të lartë të disiplinës dhe përgjegjësisë në komunikacion. Megjithatë, siguria nuk duhet të varet nga përpjekjet individuale – ajo duhet të jetë vlerë sistematike dhe detyrim i përbashkët.
Në këtë drejtim, këtë vit, KRSKRR-ja në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Grave të Maqedonisë, me një fushatë të përbashkët, bënë thirrje për respekt për gratë si pjesëmarrëse të barabarta në komunikacion.
Me këtë fushatë, e theksojmë nevojën për:
– Respektimin e rregullave të komunikacionit si shprehje e respektit për jetën.
– Tolerancën zero për sjelljen agresive dhe të rrezikshme në komunikacion.
– Krijimin e kulturës së komunikacionit që mbron kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve.
8 Marsi është ditë njohjeje, por edhe ditë përgjegjësie. Le të ndërtojmë një mjedis në të cilin çdo grua do të marrë pjesë në komunikacion lirisht, në mënyrë të sigurt dhe me dinjitet.
Siguria në komunikacion nuk është privilegj – është detyrim.
Le të jetë 8 Marsi një nxitje për më shumë përgjegjësi, solidaritet dhe siguri në komunikacion për të gjithë.