Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar “Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Komunikacionit”, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), Komuna e Bosillovës, Këshilli Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor i Bosillovës (KKSKRR Bosillovë) dhe Departamenti i Parandalimit pranë SPB Strumicë realizuan ngjarjen edukative dhe parandaluese në SHFK “Goce Dellçev” – Komuna e Bosillovës.
Kryetari i KRSKRR-së, Goran Angellovski, kryetari i Komunës së Bosillovës, Risto Mançev, shefja e Departamentit të Parandalimit pranë SPB Strumicë, si dhe drejtori i shkollës, së bashku me nxënësit, ishin pjesë e marshit simbolik për të përkujtuar viktimat në aksidentet e komunikacionit. Marshimi ishte një mesazh i fortë solidariteti, respekti dhe mbështetjeje për familjet që i kanë humbur të dashurit e tyre në aksidentet tragjike të komunikacionit.
Përveç marshimit, nxënësit përmes vizatimeve, mesazheve dhe lëshimit të tullumbaceve për nder të 142 viktimave që humbën jetën në aksidentet e komunikacionit në vitin 2024, përcollën simbolikisht mesazhin se jeta nuk ka çmim. Ngjarja e theksoi edhe një herë rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët, bashkëpunimit dhe kontributit personal në avancimin e sigurisë në komunikacion.
KRSKRR-ja dhe partnerët vazhdojnë me aktivitete për ndërgjegjësimin dhe parandalimin, me qëllim të krijimit të një kulture më të sigurt të komunikacionit dhe uljen e numrit të viktimave në rrugë.