Sot, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë, filluan zbatimin e fushatës së Vitit të Ri për vit të lumtur dhe të sigurt 2025.
Në këtë drejtim, në rajonin e Qytetit të Shkupit, kryetari dhe anëtarët e KRSKRR-së, bashkë me nëpunësit policorë nga Departamenti i Parandalimit në SPB Shkup, realizuan aktivitete të fushatës që konsistonin në shpërndarjen e materialit parandalues-edukativ dhe duke u sugjeruar shoferëve të automjeteve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave në komunikacion, veçanërisht gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve.
Shoferët rekomandohen të përmbahen nga konsumimi i alkoolit kur planifikojnë të vozisin automjetin, ndërsa nëse konsumojnë alkool të shfrytëzojnë taksinë ose transportin publik, të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit sipas kushteve të rrugës, të përdorin rripin e sigurimit, mos të përdorin telefonin celular gjatë vozitjes së automjetit, etj.
Kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski, u bëri thirrje pjesëmarrësve në komunikacion për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe vozitje të kujdesshme gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, respektimin e të gjitha kategorive të pjesëmarrësve në komunikacion, kulturë më të madhe të komunikacionit për të arritur nivel më të lartë të sigurisë në komunikacionin rrugor.
Me këtë rast, të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, KRSKRR-ja u uron për festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve dhe u dëshiron vit të lumtur 2025.