11-ти Мај – Ден на културата во сооббраќајот! РСБСП со апел: Повисоко ниво на сообраќајна култура, основен предуслов за побезбеден сообраќај – 11 Maj – Dita e Kulturës në Komunikacion! KRSKRR-ja me thirrje: Nivel më të lartë të kulturës në komunikacion, parakushti themelor për komunikacion më të sigurt
Kultura e komunikacionit është një lloj specifik i kulturës që duhet të posedohet dhe praktikohet çdo ditë nga çdo pjesëmarrës në komunikacion.
Kultura e komunikacionit është një element shumë i rëndësishëm i sigurisë në komunikacion dhe nuk është vetëm njohja e rregullave të komunikacionit dhe zotërimi i aftësive dhe shkathtësive për të drejtuar një automjet, por edhe një shprehi e respektimit dhe zbatimit të tyre të rregullt dhe të pakushtëzuar. Me fjalë të tjera, kultura e komunikacionit është një mënyrë e perceptimit të marrëdhënieve në komunikacion, një mënyrë e lëvizjes dhe sjelljes në komunikacion që duhet të jetë në drejtim të përmbushjes së interesave të përgjithshme dhe të përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, dhe që është një komunikacion i qetë dhe i sigurt.
Kultura dhe etika e komunikacionit mësohen që në moshë të vogël. Vetë procesi i edukimit është një proces shumë më i lehtë sesa procesi i ndryshimit të shprehive dhe kulturës së komunikacionit. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme t’u mësojmë fëmijëve kulturën e komunikacionit që në moshë të vogël. Përvoja tregon se u mësojmë fëmijëve shumë gjëra dhe nuk i mësojmë aq sa duhet të jenë të sigurt dhe pjesëmarrës shembullor në komunikacion. Kultura e komunikacionit është pjesë e personalitetit të një personi dhe është pasqyrim i karakterit të tij, edhe si person, edhe si pjesëmarrës në komunikacion.
Është karakteristike që shumica e pjesëmarrësve në komunikacion janë të bashkuar në mendimin se kultura dhe etika e komunikacionit nuk janë në nivelin e kërkuar dhe të dëshiruar, por fatkeqësisht pothuajse të gjithë i kërkojnë arsyet, fajësinë dhe lëshimet e të tjerëve, ndërsa harrojnë se komunikacioni është sistem kompleks, një mozaik në të cilin të gjithë marrim pjesë.
Pjesëmarrja në komunikacion është një veprim që të gjithë e realizojmë çdo ditë si këmbësorë, çiklistë, motoçiklistë, shoferë të mjeteve motorike, pasagjerë etj.
Për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ka rregulla të përcaktuara qartë dhe precize që të gjithë duhet t’i dinë, por gjithashtu edhe t’i respektojnë. Avancimi i kulturës, etikës dhe tolerancës në komunikacion do të kontribuojë ndjeshëm për një komunikacion më të sigurt dhe më të qetë, përkatësisht do të kontribuojë për më pak fatkeqësi komunikacioni, më pak rrëmujë në komunikacion dhe më pak viktima në rrugët urbane dhe ndërurbane.
Me rastin e 11 Majit, Ditës së Kulturës në Komunikacion, KRSKRR-ja me thirrje: “Nivel më të lartë të kulturës në komunikacion është i nevojshëm në mënyrë që të zvogëlohet numri i të vdekurve dhe të të lënduarve në fatkeqësitë e komunikacionit. Respektoni njëri-tjetrin, si njerëz dhe si pjesëmarrës në komunikacion, dhe ndërtoni një sistem vlerash shoqërore në të cilat kultura dhe etika e komunikacionit do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe udhëheqës. Çdo padituri, pakulturë dhe mosrespektim ka një çmim, por padituria, pakultura dhe mosrespektimi ndaj rregullave të komunikacionit kushtojnë jetë të humbur njerëzish.
Jini të kujdesshëm, të përgjegjshëm, pjesëmarrës kulturorë dhe tolerantë në komunikacion, sot dhe çdo ditë!
#DITAEKULTURËSNËKOMUNIKACION