Мотоциклистите чести жртви во сообраќајни незгоди – Motoçiklistët shpesh janë viktima në fatkeqësitë e komunikacionit
Gjatë muajve të fundit, statistika e zezë është plot me raporte të motoçiklistëve të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësi komunikacioni. Moti i nxehtë, fillimi i “sezonit” të motorëve dhe rrëmuja e zvogëluar në komunikacion për shkak të krizës së koronës ishin një sfidë “e parezistueshme” për shumë motoçiklistë. Prania e shtuar e motoçiklistëve në komunikacion nuk do të thotë në vetvete rrezikimi i sigurisë në komunikacion nëse të gjithë motoçiklistët janë pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion dhe nëse të gjithë shoferët tregojnë respekt për motoçiklistët si grup i barabartë dhe vunerabil i pjesëmarrësve në komunikacion.
Statistika e zezë për motoçiklistët e vdekur në fatkeqësi komunikacioni muajt e fundit është shqetësuese. Të dhënat statistikore nga vitet e kaluara janë shqetësuese, të cilat tregojnë se në Maqedoni motoçiklistët përfaqësojnë deri në 2% të numrit të përgjithshëm të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacionin rrugor dhe përafërsisht 10% të numrit të përgjithshëm të personave të vdekur në fatkeqësi komunikacioni janë motoçiklistët. Shpejtësia joadekuate e ngasjes dhe mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse dhe helmetës mbrojtëse veçohen si arsyet kryesore për pasojat tragjike nga fatkeqësitë e komunikacionit në të cilat marrin pjesë motoçiklistët.
Në pajtim me të theksuarën, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me këshilla për motoçiklistët:
• Mbani helmetë mbrojtëse, jelek reflektues dhe pajisje të tjera mbrojtëse
• Uleni shpejtësinë
• Përdorni sinjalet vezulluese
• Mbani distancë
• Përdorni të dy frenat
• Shmangni “këndet e vdekura”
• Mos ngisni sllallom dhe parakaloni si duhet
• Mos vozisni nën ndikimin e alkoolit ose substancave të tjera psikotrope
• Ngisni automjetin në mënyrën që nuk e zvogëlon qëndrueshmërinë e tij.
Motoçiklistët e vërtetë, adhuruesit e vërtetë të motoçikletave janë pjesëmarrësit e kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion dhe përdorin rregullisht helmetë dhe pajisje të tjera mbrojtëse. Sidoqoftë, nuk është numër i madh i motoçiklistëve që duan të mbizotërojnë në komunikacion, të cilët dëshirojnë të spikasin me shpejtësi, me ngasje sllallom, mosrespektim të shenjave të komunikacionit, mosrespektim ndaj rregullave të përparësisë së kalimit, duke kaluar në dritë të kuqe në semafor etj.
Prandaj, KRSKRR-ja me thirrje për adhuruesit e motoçikletave: Ji motoçiklist i vërtetë, gjithmonë përdor helmetë, pajisje mbrojtëse dhe respektoji rregullat e komunikacionit. Tregoni se si duhet dhe se si duhen “të dy rrotat”!
#JIMOTOÇIKLISTIVËRTETË,
#MBAJHELMETË