Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor bën thirrje për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion gjatë festës së dashurisë dhe të verës.
Festat janë rast i mrekullueshëm për të ndarë lumturinë dhe momentet e paharrueshme me të afërmit dhe të dashurit, por për t’u përjetësuar me dashuri, është e domosdoshme edhe sjellja e përgjegjshme gjatë tyre, veçanërisht nëse merrni pjesë në komunikacionin rrugor.
Prandaj KRSKRR-ja këshillon:
- nëse konsumoni alkool – MOS e vozitni automjetin, nëse vendosni të vozitni atëherë MOS konsumoni alkool,
- nëse konsumoni alkool – përdorni transportin publik ose thirreni taksinë,
- respektoni rregullat e komunikacionit,
- vozitni me kujdes dhe kujdesuni për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion,
- vozitni me ZEMËR!
KRSKRR-ja e jep këtë mesazh:
Respektoni jetën dhe shijoni miqësitë.
Nëse e festoni Shën Valentinin – dehuni me dashuri, nëse ngreni dolli për Shën Trifunin – tregoni sjellje të përgjegjshme.
Gëzuar festën e dashurisë dhe të verës!
Vozitni të sigurt!