Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe kujdesi për sigurinë e tyre është gjithmonë në vend të parë. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në vazhdimësi zbaton aktivitete për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion dhe rikujton se edhe fëmijët janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacionin rrugor. Pikërisht për këtë është e domosdoshme që fëmijët t’i njohin dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit, sinjalizimin e dritës dhe rregullat e komunikacionit.Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor është në zhvillim e sipër dhe numri i fëmijëve pranë shkollave është rritur. Për këtë arsye KRSKRR-ja u bën thirrje fëmijëve:
- kaloni rrugën vetëm në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve,
- bëni kontakt me sy me shoferët e automjeteve që vijnë përballë jush për t’u siguruar që jeni vënë re,
- prisni derisa të kalojnë të gjitha automjetet përpara se të filloni të kaloni rrugën,
- mos dilni në rrugë derisa automjetet të ndalojnë,
- kur kaloni në vendkalimin e këmbësorëve, mos përdorni telefon celular ose kufje.
Në të njëjtën kohë, KRSKRR-ja u rekomandon shoferëve:
- jini veçanërisht të kujdesshëm pranë institucioneve edukativo-arsimore, këndeve të lojërave për fëmijë dhe parqeve,
- zvogëloni shpejtësinë e automjetit përpara vendkalimit të këmbësorëve ose udhëkryqit,
- jini gjithmonë gati për të ndaluar automjetin kur i afroheni vendkalimit të këmbësorëve ose udhëkryqit,
- kur ndaloni, ndaloni automjetin larg vendkalimit të këmbësorëve për t’u mundësuar edhe shoferëve të tjerë që t’i shohin qartë fëmijët që kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, që të mund edhe ata t’i ndalojnë automjetet e tyre në kohë.
Jini pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion. Le të kontribuojmë së bashku për SIGURI MË TË MADHE TË FËMIJËVE NË KOMUNIKACION.