Këto ditë karakterizohen nga ulja e temperaturave dhe reshjet e borës. Prandaj KRSKRR-ja kujton domosdoshmërinë e vozitjes së kujdesshme dhe përdorimit të pajisjeve dimërore për automjetet.
Para se të niseni për në destinacionin e parashikuar, përgatiteni automjetin dhe përshtatuni me kushtet e rrugës në dimër. Përdorni pajisje dimërore dhe kontrolloni antifrizin, karburantin, fshirëset dhe lëngun e fshirësve të xhamit të përparmë, akumulatorin dhe gomat. Gjithashtu, rekomandojmë që të siguroni edhemjet për shkrirjen e xhamit dhe bravave, si dhe lopatë, fshesë, karikues telefoni, etj.

Prandaj KRSKRR-ja bën thirrje: Përdorni pajisje dimërore dhe përshtateni vozitjen sipas kushteve të rrugës. Le të kontribuojmë të gjithë për qarkullimin e sigurt në komunikacionin rrugor.