Потпишан меморандум за соработка со РСБСП – U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit me KRSKRR-në
Më 09.09.2020 në hapësirat e Komunës së Bogdancit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Bogdancit, të përfaqësuar nga kryetari i Komunës, Bllazhe Shapov dhe kryetarja e Këshillit të Komunës së Bogdancit, Elena Shutarova dhe Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), i përfaqësuar nga kryetarja Gordana Kozhuvarovska dhe sekretari Vlladimir Llazarov.
Memorandumi i Bashkëpunimit është akt vullnetar për bashkëpunim të ndërsjellë në organizimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta për rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve në komunikacion, për të marrë masa edukative dhe parandaluese që do të mbrojnë jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Krijimi fillestar i partneritetit dhe bashkëpunimit me KRSKRR-në është pjesë e aktiviteteve të projektit “Qytetari i sigurt – Qytetari i lumtur” i cili do të zbatohet në Bogdanci, i mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe zbatuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.Nënshkrimi i këtij memorandumi është bazë e mirë për bashkëpunim të mëtejshëm afatgjatë midis dy institucioneve në shkëmbim përvojash, këshillash dhe informatash në lidhje me praktikat pozitive të përdorura, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, zbatimin e përbashkët të aktiviteteve dhe fushatave të dobishme shoqërore për rritjen dhe avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Qëllimi i bashkëpunimit është krijimi i regjimit të sigurt dhe të rregulluar të komunikacionit në rrugët më të frekuentuara, si dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve, përkatësisht pjesëmarrjen e sigurt të fëmijëve dhe të rinjve në komunikacion përmes rritjes së edukimit në komunikacion dhe përmes rregullimit dhe vendosjes së sinjalizimit të komunikacionit në Bogdanci.
Brenda bashkëpunimit të vendosur, palët kontraktuese bien dakord të organizojnë aktivitete dhe iniciativa të përbashkëta në formën e fushatave, punëtorive, ushtrimeve edukative, ligjëratave, trajnimeve, aksioneve edukative dhe aktiviteteve të tjera për të përmirësuar sigurinë në komunikacionin rrugor.