Како до помалку настрадани велосипедисти во сообраќајот – Si të arrijmë më pak çiklistë të vdekur në komunikacion
Numri i çiklistëve – pjesëmarrës në komunikacion po rritet vazhdimisht. Çdo ditë e më shumë adhurues të çiklizmit po përdorin në mënyrë aktive biçikletën si mjet transporti, por përkundër kësaj, siguria e çiklistëve në komunikacion ende nuk është në nivelin e kërkuar.
Siguria e çiklistëve në komunikacion është një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, por mbi të gjitha është përgjegjësi e çiklistëve si një kategori vunerabile e pjesëmarrësve në komunikacion. Kjo është arsyeja pse Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor kujton rregullat më të rëndësishme të komunikacionit që çiklistët duhet t’i dinë dhe që duhet t’i zbatojnë çdo ditë:
• “Shtegu i biçikletave” është një pjesë e shënuar përgjatë rrugës me shenjë të përshkruar të komunikacionit, të destinuar për kalimin e biçikletave nëpër rrugë. Kalimi me biçikletë përmes vendkalimit për këmbësorë mund të bëhet vetëm nëse biçikleta shtyhet.
• Çiklisti që hyn në komunikacion nga garazhi, oborri apo zona tjetër e ngjashme, nëse pamja e tij është mbuluar nga automjeti, objekti ose sendi tjetër ose nëse shikueshmëria e tij është zvogëluar, është i detyruar ta shtyjë biçikletën.
• Kufiri maksimal i shpejtësisë për biçikletat kur lëvizin në shteg biçikletash ose korsi është 25 km / orë.
• Biçikleta detyrimisht duhet të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme, si dhe katadioptër të kuq ose shirit reflektues në pjesën e pasme dhe një katadioptër të verdhë ose portokalli në secilën anë.
• Çiklisti është i detyruar të lëvizë sa më afër skajit të djathtë të rrugës, dhe nëse ka shteg biçikletash – përgjatë shtegut të biçikletave, përkatësisht korsisë.
• Nëse dy ose më shumë çiklistë janë duke lëvizur në grup, ata janë të detyruar të lëvizin njëri pas tjetrit.
• Nëse ka shteg biçikletash të rregulluar posaçërisht në rrugë, çiklisti lëviz përgjatë shtegut të djathtë të biçikletave në lidhje me drejtimin e komunikacionit. Në shtigjet e biçikletave të rregulluara dhe të shënuara për komunikacionin e biçikletave në të dyja drejtimet, çiklistët lëvizin në anën e djathtë në drejtim të lëvizjes.
• Çiklisti është i detyruar të drejtojë mjetin në mënyrë që nuk zvogëlon qëndrueshmërinë e mjetit dhe nuk pengon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, dhe veçanërisht nuk duhet t’i heq duart nga timoni, për t’u ngjitur në mjet tjetër, për të transportuar, tërhequr ose shtyjë sendet që mund të ndërhyjnë në drejtimin e mjetit ose t’i rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
• Çiklisti mund të transportojë njerëz të tjerë vetëm nëse ka vende të veçanta në biçikletë. Fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk lejohen të mbajnë njerëz të tjerë me biçikleta.
• Sendet më të gjera se një metër nuk mund të transportohen me biçikletë, si dhe në rimorkio të tërhequr nga biçikleta.
• Çiklisti nuk duhet të ngas kafshë derisa e drejton biçikletën.
• Në rrugë magjistrale dhe rrugë rajonale nuk guxon të bëhet aftësimi i personave për të drejtuar biçikletë.
• Biçikletat nuk lejohen në autostradë, rrugë ekspres dhe rrugë të rezervuar për komunikacionin e mjeteve motorike.
• Fëmija nën moshën tetë vjeç mund të transportohet me biçikletë nëse biçikleta ka një ose më shumë vende të ndara para ose prapa shoferit.
• Biçikleta në rrugë mund të drejtohet nga personi që ka mbushur dhjetë vjeç.
• Në zonë të komunikacionit të qetë, biçikleta mund të drejtohet nga personi deri në dhjetë vjeç, i shoqëruar nga personi më i vjetër se 16 vjeç.
• Nëpunësi policor do të ndalojë që personi të ngasë biçikletë në rrugë publike, nëse është e qartë që personi nuk është i përgatitur për të.
Përkundër faktit se sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor nuk është i detyrueshëm dhe nuk parashikohen sanksione të veçanta, përsëri për mbrojtjen e çiklistëve, KRSKRR-ja thekson dhe apelon që të respektohen dispozitat e rëndësishme ligjore si në vijim:
• Shoferi dhe personat që transportohen me biçikletë duhet të mbajnë helmetë mbrojtëse gjatë ngasjes.
• Shoferi dhe personat që transportohen me biçikletë gjatë natës dhe në kushte të shikimit të zvogëluar duhet të mbajnë jelek reflektues gjatë ngasjes.
KRSKRR-ja me thirrje: Ji çiklist i përgjegjshëm dhe respektoji rregullat e komunikacionit, kryesisht për mbrojtjen e jetës suaj dhe shëndetit tuaj.