Me qëllim të avancimit të sigurisë në komunikacion, sigurimin e rrjedhës së pandërprerë të mjeteve gjatë periudhës së frekuencës së shtuar të verës, si dhe për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet e shkaktuara nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, po vendoset regjimi i përkohshëm veror i komunikacionit në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën nga 1 korriku deri më 31 gusht.
Në përputhje me regjimin e përcaktuar, vendoset ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të rënda ngarkuese me masë totale të lejuar mbi 15 ton, gjatë fundjavave, si dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, në intervalet kohore të mëposhtme:
E premte: prej orës 17:00 deri në orën 22:00;
E shtunë: prej orës 09:00 deri në orën 18:00;
E diel: prej orës 09:00 deri në orën 22:00.
Në mënyrë plotësuese, në rrugën magjistrale A2, aksi rrugor Shkup – Ohër – Shkup, zbatohet regjimi i veçantë i komunikacionit, sipas të cilit ndalohet lëvizja e mjeteve ngarkuese me masë totale të lejuar mbi 7,5 ton, gjatë periudhave të mëposhtme:
E premte: prej orës 15:00 deri në orën 22:00;
E shtunë: prej orës 07:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 18:00 deri në orën 24:00;
E diel: prej orës 07:00 deri në orën 22:00.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë personave juridikë dhe fizikë të cilët kryejnë veprimtarinë e transportit, si dhe shoferëve të mjeteve të rënda ngarkuese, që të respektojnë vazhdimisht regjimin e përkohshëm të vendosur të komunikacionit, t’i planifikojnë aktivitetet e transportit në kohën e duhur dhe të veprojnë plotësisht në përputhje me kufizimet.
Respektimi i këtyre masave është parakusht i rëndësishëm për uljen e rreziqeve në komunikacion, rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, ruajtjen e infrastrukturës rrugore dhe sigurimin e komunikacionit më të sigurt dhe më efikas gjatë periudhës së sezonit turistik veror.
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët – respektimi i rregullave dhe kufizimeve të komunikacionit do të thotë mbrojtje e jetës së njerëzve.