Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, mr. Goran Angellovski, mori pjesë në “Konferencën XXI Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Komunikacion në Komunitetet Lokale”, që u mbajt nga 22 deri më 25 prill 2026 në Vërnjaçka Banjë, Republika e Serbisë, e organizuar nga “SKKL Siguria në Komunikacion në Komunitetet Lokale” dhe Këshilli për Siguri në Komunikacion me mbështetjen e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe MPB-së së Republikës së Serbisë.

Në konferencë, e cila mblodhi së bashku ekspertë, profesorë dhe profesionistë të shumtë në fushën e sigurisë në komunikacion, kryetari Angellovski paraqiti prezantimin dhe ligjëratën e tij, përmes së cilës i njoftoi të pranishmit me misionin, vizionin dhe aktivitetet e KRSKRR-së.

Në fjalimin e tij, ai e theksoi rëndësinë e parandalimit, edukimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional si mjete kryesore për avancimin e sigurisë në rrugë.

Angellovski theksoi se bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare është një bazë e rëndësishme për punën e suksesshme dhe efektive të Këshillit, dhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitetet që synojnë shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe projekteve të përbashkëta në këtë fushë të rëndësishme shoqërore.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor prezantoi dhe ndau me pjesëmarrësit kontributin e tij në avancimin e sigurisë në komunikacion, si pjesë e përpjekjeve të Këshillit për të krijuar komunikacion më të sigurt për të gjithë.