РСБСП: Стави појас, спаси живот, спречи повреди – KRSKRR: Vendos rripin e sigurimit, shpëto jetë, parandalo lëndime
Rripi i sigurimit nuk ndikon nëse një fatkeqësi e caktuar në komunikacion do të ndodhë apo jo, por ndikon ndjeshëm se cilat do të jenë pasojat e fatkeqësive në komunikacion. Hulumtimet tregojnë se 50% e shoferëve që humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni, vdiqën meqë nuk përdorën rrip të sigurimit, përkatësisht hulumtimet tregojnë se rripi i sigurimit e zvogëlon rrezikun e pasojave fatale në fatkeqësi komunikacioni madje për 50%.
Shoferët dhe pasagjerët duhet të kuptojnë që përdorimi i rripit të sigurimit ka për qëllim vetëm për sigurinë e tyre personale dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre. Në rast të fatkeqësisë së komunikacionit, rripi i sigurimit e ngadalëson dhe e parandalon lëvizjen e trupit drejt pjesëve të forta të automjetit, i cili thith një pjesë të madhe të forcës së lëshuar gjatë përplasjes dhe kështu amortizohen ndjeshëm pasojat e fatkeqësisë së komunikacionit.
Qëllimi kryesor i përdorimit të rripit të sigurimit është mbajtja e shoferit dhe pasagjerëve në vendet e tyre në rast të përplasjes dhe zvogëlimi i lëvizjes së trupit para dhe mbrapa në rast të përplasjes ballore dhe kështu të parandalohen lëndimet për shkak të kontaktit me pjesët e brendshme të automjetit.
Nëse shoferi ose pasagjeri nuk përdor rrip të sigurimit, mund të ndodhin disa lloje të lëndimeve, të cilat shpesh janë fatale. Llojet dhe mënyrat më të zakonshme të lëndimeve janë:
• Kur nuk përdorni rripin e sigurimit, pjesa e poshtme e trupit rrëshqet përpara, gjunjët e godasin pjesën e poshtme të maskës së përparme. Si pasojë është thyerja e këmbëve dhe lëndimet e komplikuara të gjurit që shpesh përfundojnë me paaftësi të përhershme.
• Pjesa e sipërme e trupit lëviz përpara, koka e godet pjesën e sipërme të karoserisë. Pasoja, lëndimi i rëndë i kokës, shpesh pasojat janë fatale.
• Koka e godet xhamin e përparmë, e thyen atë ose e godet konstruksionin e tavanit. Gjoksi përplaset në timon. Pasojat janë lëndimi i kokës, fytyrës dhe syve, si dhe frakturë në gjoks. Lëndimet që zakonisht janë fatale.
• Qafa dhe fytyra bien në timon, koka e godet xhamin e përparmë dhe pasojat janë thyerja e kafkës, brinjë të thyera dhe gjakderdhje e madhe e brendshme. Lëndime serioze dhe të rënda që janë fatale për jetën.
• Koka kthehet prapa dhe bie pas sediljeve. Pasojat janë thyerja e rruazave të qafës së shtyllës kurrizore. Gjithashtu, lëndime serioze me rezultat fatal.
Është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion dhe kështu të zvogëloni rrezikun e fatkeqësive në komunikacion. Meqë rreziku i fatkeqësive në komunikacion nuk mund të eliminohet plotësisht, është e rëndësishme të dini se lëndimet shumë serioze dhe kërcënuese për jetën mund të shmangen duke mbajtur rregullisht rrip të sigurimit.
Prandaj, KRSKRR-ja me thirrje: Ji i zgjuar! Vendos rripin e sigurimit, shpëto jetë, parandalo lëndime!