РСБСП со апел: Останете безбедни во сообраќајот и одбележете го празникот достоинствено – KRSKRR me apel: Qëndroni të sigurt në komunikacion dhe shënoni festën me dinjitet
Vera, koha e pushimeve vjetore, në prag të festës më të madhe shtetërore – Ilindenit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për pjesëmarrje të ndërgjegjshme, të përgjegjshme dhe mbi të gjitha të sigurt në komunikacion. Përvoja dhe statistikat e viteve të kaluara tregojnë se kjo është periudha më e rrezikshme e vitit kur bëhet fjalë për sigurinë në komunikacionin rrugor. Vijojnë ditët kur shënohet njëra nga festat më të mëdha kombëtare dhe fetare, është sezoni i pushimeve vjetore dhe një fundjave të zgjatur. Intensiteti i komunikacionit rritet gjithnjë e më shumë, rrëmuja e komunikacionit rritet, atmosfera e relaksuar festive, me shumë argëtim dhe alkool. Prandaj, KRSKRR-ja përkujton se kushti i vetëm për komunikacion të sigurt gjatë kësaj fundjave të zgjatur dhe ditëve festive është t’i respektoni rregullat e komunikacionit, t’i respektoni rregullat e kufizimit të shpejtësisë, ta përshtatni shpejtësinë në përputhje me kushtet e rrugës dhe mos të drejtoni automjet nën ndikimin e alkoolit. Vetëm atëherë do të jeni të sigurt se do të mbërrini në mënyrë të sigurt dhe në kohë në destinacionin e dëshiruar.
KRSKRR-ja u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion:
• Jini të qetë në komunikacion dhe mos u sillni në mënyrë agresive në komunikacion. Pjesëmarrja agresive dhe nervoze në komunikacion nuk do ta zvogëlojë rrëmujën dhe bllokimet e komunikacionit.
• Mos drejtoni sllallom, të tejkaloni në vijën e plotë ose të tejkaloni në kolonë automjetesh.
• Jini të përqendruar në komunikacion dhe mos përdorni telefon celular dhe mjete të tjera teknike gjatë ngasjes.
• Përshtateni shpejtësinë në kushtet momentale të rrugës dhe situatën në të cilën jeni në atë moment.
• Mbani distancë të sigurt midis automjeteve.
• Ngasni të pushuar, me udhëtim të planifikuar paraprakisht dhe me pushime të rregullta gjatë udhëtimit.
• Kryeni kontroll teknik të automjetit dhe sigurohuni që automjeti juaj është gati për udhëtime të sigurta.
• Përdorni rripin e sigurimit dhe sedilje të përshtatshme për fëmijë.
• Kontrolloni ngarkesën para se të niseni për në rrugë dhe ngarkoni automjetin tuaj në përputhje me rekomandimet e prodhuesit.
Pavarësisht se si merrni pjesë në komunikacion – shofer, motoçiklist, çiklist ose këmbësor, kushti më i rëndësishëm për të arritur në mënyrë të sigurt në destinacionin e dëshiruar është të mos merrni pjesë në komunikacion nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope.
Merrni pjesë me përgjegjësi në komunikacion dhe mos lejoni që festa më e madhe shtetërore, kombëtare dhe fetare të kthehet në tragjedi familjare të dikujt.
KRSKRR-ja ua uron të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion festën e madhe kombëtare dhe fetare – Ilindenin dhe u uron udhëtim të sigurt dhe mbërritje të sigurt në destinacionin e dëshiruar. Ngasni me përgjegjësi dhe qëndroni të sigurt në komunikacion!
Urime 2 Gushti! Urime dhe i përjetshëm ILINDENI!