РСБСП со апел до возачите: „Големиот број на сообраќајни незгоди и последиците од нив, нека бидат потсетување за поголема употреба на зимска опрема во возилата“ – KRSKRR-ja me thirrje për shoferët: “Numri i madh i fatkeqësive në komunikacion dhe pasojat e tyre, le të jenë përkujtim për përdorimin më të madh të pajisjeve dimërore në automjete”
“Kryeni kontroll teknik të automjetit”, “Përdorni pajisje të përshtatshme dimërore”, “Mbani distancë të sigurt”, “Ngisni me kujdes në rrugë të lagura dhe të ngrira”, “Jini të përgatitur për udhëtime të sigurta në dimër” janë vetëm disa nga mesazhet dhe këshillat që KRSKRR-ja çdo ditë i dërgon për pjesëmarrësit në komunikacion.
Në kuadër të Fushatës Dimërore 2020-2021, e cila synon të avancojë sigurinë në komunikacionin rrugor në periudhën dimërore të vitit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin më të madh të pajisjeve dimërore në automjete, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në periudhën e kaluar organizon aktivitete edukative të komunikacionit në disa qytete në të cilat shoferët u informuan dhe u edukuan për përfitimet pozitive të përdorimit të gomave dimërore dhe nevojën për të pasur pajisje dimërore në automjete dhe gjithashtu u organizuan edhe ushtrime demonstruese për montimin e duhur, të shpejtë dhe të sigurt të zinxhirëve të borës.
Në pajtim me të theksuarën, KRSKRR-ja u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, për sigurinë e tyre personale, për sigurinë e të afërmve të tyre dhe për sigurinë e përgjithshme në komunikacion, për t’i respektuar obligimet ligjore, për t’i përdorur pajisjet e duhura dimërore dhe për të bërë kontroll përkatëse dimërore të automjetit.
Kjo është periudhë e vitit kur ka shfaqje të shpeshtë të shiut, mjegullës, borës, akullit, përkatësisht kjo është periudhë e vitit kur kushtet e motit ndikojnë ndjeshëm në kushtet për zhvillimin e sigurt të komunikacionit dhe prandaj shoferët, përkatësisht automjetet duhet të përgatiten siç duhet.
Numri i madh i fatkeqësive në komunikacion, numri i madh i personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësitë në komunikacion, le të jetë paralajmërim dhe përkujtim, për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që pasojat e fatkeqësive në komunikacion nuk duhet të nënvlerësohen dhe prandaj të gjithë duhet të jenë maksimalisht përgjegjës, për t’i respektuar rregullat e komunikacionit dhe për t’i respektuar obligimet që i kanë si shoferë në lidhje me pajisjet dimërore në automjetet – potencojnë nga KRSKRR-ja.