РСБСП со апел: „Паркирајте совесно и одговорно!“ – KRSKRR-ja me thirrje: “Parkoni me ndërgjegje dhe përgjegjësi!”
Rrëmuja në komunikacion, trotuare të uzurpuara, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, vendkalime të pakalueshme për këmbësorë dhe hapësira parkimi të zënë për personat me aftësi të kufizuara. Në trotuaret – automjete, ndërsa në korsitë – fëmijët, nënat me karrocë fëmijësh, personat me aftësi të kufizuara është pamja jonë e përditshme për fat të keq.
Arsyen e kësaj situate mund ta kërkojmë në shumë vende, por natyrisht njëra nga arsyet kryesore është parkimi i papërgjegjshëm dhe i pandërgjegjshëm.
Parkimi jo i rregullt është shkaku i shumë fatkeqësive në komunikacion në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Duke u nisur nga kjo, KRSKRR-ja i kujton shoferët ku nuk lejohet parkimi:
• Shoferi, përkatësisht pronari i automjetit nuk duhet të ndalojë ose parkojë automjetin në vendin ku do të rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion ose do të ishte pengesë për rrjedhën normale të komunikacionit ose lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.
• Shoferi, përkatësisht pronari i automjetit nuk duhet të ndalojë ose parkojë automjetin:
– në vendkalim të shënuar për këmbësorë, si dhe në kalimin e shtegut të biçikletave përmes rrugës dhe në distancë më pak se dhjetë metra nga ato vendkalime,
– në udhëkryq dhe në distancë më pak se dhjetë metra nga skaji më i afërt i rrugës dytësore,
– në ura, nënkalime, mbikalime, si dhe në distancë më pak se pesëmbëdhjetë metra nga urat, tunelet, nënkalimet dhe mbikalimet,
– në pjesë të rrugës publike afër kulmit të qafës së malit dhe në kthesë, ku dukshmëria e rrugës është e pamjaftueshme dhe ku automjeti nuk mund të rrethohet pa rrezik,
– në vend ku automjeti do ta fshihte shenjën e vendosur të komunikacionit ose pajisjen për dhënien e shenjave ndriçuese të komunikacionit,
– në shteg, përkatësisht korsi biçikletash,
– në trotuar, përkatësisht vendkalim për këmbësorë
– në pjesë të rrugës publike, përkatësisht në distancë më pak se 15 metra nga kalimi i rrugës përmes vijës hekurudhore në të njëjtin nivel
– në pjesë të korsisë, e cila si ndalesë për automjetet e komunikacionit publik është e shënuar me shenja rrugore
– në distancë më pak se 15 metra përpara dhe pas shenjës që shënon ndalesën për automjetet e komunikacionit publik,
– para hyrjes në ndërtesë, oborr ose garazh,
– në zonat e gjelbra të rregulluara në mënyrë kortikulturore, gjelbërimet e qytetit dhe parqet,
– mbi lidhjen me rrjetin e furnizimit me ujë ose hyrjen në kanalizim ose rrjet tjetër të ndërmarrjeve komunale,
– në vendet e parashikuara për lëvizje dhe parkim të personave me nevoja të veçanta,
– në vend ku automjeti i parkuar do të pamundësonte hyrjen e automjetit tjetër, për shkak të parkimit ose daljes së automjetit tashmë të parkuar,
– në shesh, zonë këmbësorësh dhe rrugën e zjarrfiksave,
– në vend parkimi i cili me tabelë shtesë, shenjë komunikacioni ose shenjë në rrugë shënohet vendi për parkimin e automjeteve për personat me nevoja të veçanta.
Komunikacioni statik, përkatësisht parkimi ndikon dukshëm në rrjedhën dhe zhvillimin e sigurt të komunikacionit.
Prandaj KRSKRR-ja me thirrje: Siguria në komunikacion le të jetë prioriteti juaj! Pa justifikime dhe pa arsyetime! Për lëvizje të qetë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion – PARKO ME NDËRGJEGJE DHE ME PËRGJEGJËSI!
#PARKOMENDËRGJEJE! #PARKOMEPËRGJEGJËSI!