Sot, në kuadër të fushatës #VozitNëMënyrëTëSigurtVozitMeDashuri – #ÇdoJetëËshtëERëndësishme, u realizuan aktivitete të koordinuara parandaluese dhe edukative në të gjithë vendin me qëllim të avancimit të sigurisë në komunikacion dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë.
Në dalje të Shkupit, në pikëpagesën Petrovec, në segmentin rrugor drejt Velesit, Kavadarit dhe Negotinës, kryetari dhe sekretari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor ishin në terren, së bashku me nëpunësit e policisë nga Njësia e Lëvizshme për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me shoferët, u bënë thirrje për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion, veçanërisht në ditët kur rritet rreziku i vozitjes së automjetit në ndikimin e alkoolit.
KRSKRR-ja në pikëpagesën “Petrovec” – Autostrada E75
Paralelisht, aktivitete parandaluese dhe edukative u realizuan edhe në vendbanimet Stopanski Dvor dhe Vollkovë, në Komunën e Gjorçe Petrovit. Anëtarët e Këshillit, së bashku me nëpunësit e policisë nga Departamenti i Parandalimit i SPB Shkup, përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë me pjesëmarrësit në komunikacion, vunë në dukje rreziqet e vozitjes së automjetit në ndikimin e alkoolit, si dhe për rëndësinë e respektimit të vazhdueshëm të rregullave dhe kufizimeve të shpejtësisë në komunikacion.
KRSKRR-ja në Komunën e Gjorçe Petrovit
Në kuadër të fushatës, aktivitetet parandaluese dhe edukative u zbatuan edhe në disa qytete në të gjithë vendin, në bashkëpunim me këshillat komunalë për siguri në komunikacionin rrugor KKSKRR (Kavadar, Kratovë, Koçani, Krivogashtani, Kumanovë, Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Sveti Nikollë, Gjevgjeli, Shtip dhe Probishtip), së bashku me nëpunësit e policisë nga SPB dhe DPB nga qytetet, me qëllimin e vetëm për të rritur sigurinë rrugore dhe për t’i mbrojtur jetët njerëzore.
Qytetarëve iu dhanë materiale edukative me mesazh të qartë: “Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë”, si dhe thirrja për sjellje të përgjegjshme në komunikacion, duke respektuar sinjalizimin e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë, në interes të sigurisë personale dhe kolektive.
KKSKRR-ja në Kavadar, Kratovë, Koçani, Krivogashtani, Kumanovë, Kërçovë, Tetovë, Ohër, Strugë, Sveti Nikollë, Gjevgjeli, Shtip dhe Probishtip.
Me rastin e Festës së Verës dhe Dashurisë, bëjmë thirrje të qartë:
Vozisni me përgjegjësi – sepse çdo jetë është e rëndësishme.