Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve për pjesëmarrje të kujdesshme, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme në komunikacion gjatë festës së verës dhe dashurisë, 14 Shkurt – Shën Trifuni dhe Dita e të Dashuruarve.
Festat janë kohë për gëzim, afërsi dhe momente të përbashkëta me të dashurit. Por, festa e vërtetë është ajo pas së cilës të gjithë kthehemi të sigurt në shtëpi. Prandaj, mos lejoni që një moment i pakujdesisë të errësojë bukurinë e festave.
KRSKRR-ja kujton:
-
· Nëse konsumoni alkool – mos u ulni pas timonit. Zgjidhni transportin publik, taksinë ose ndonjë shofer që nuk ka konsumuar alkool.
· Vozisni me kujdes, zbatoni rregullat e komunikacionit, kujdesuni për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Duajeni dhe respektojeni jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve – sepse çdo jetë është e rëndësishme.